Vendosni fjalën kyçe....

Kamerat fokusohen te biondja, komentatori mbetet pa fjalë për herë të parë (VIDEO)


Pas 35 vitesh eksperiencë në nivelet më të larta të basketbollit duhet shumë që një legjendë si Andreë Gaze të humbasë fokusin e tij.

Por ai u dorëzua të hënën në mbrëmje. Për herë të parë në histori, legjenda e basketbollit australian mbeti pa fjalë.

Gaze po komentonte ndeshjen SHBA-Brazil në Kupën e Botës së Basketbollit. Por në një moment ai mbeti “i shtangur”. Kjo ndodhi kur në ekran u shfaqen disa pamje nga publiku dhe komentatori për pak çaste humbi vëmendjen.

Shkak u bë një tifoze braziliane që vallëzonte në turmë.

Ky reagim i Gaze bëri që shumë ndjekës të shkriheshin së qeshuri. Për këtë incident ka patur një sërë reagimesh në rrjetet sociale ku disa shkruanin se edhe pse Brazili humbi ndeshjen kundër amerikanëve, është i pamposhtur kur bëhet fjalë për fansat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *