Templates by BIGtheme NET

Kosova kërkon në Kombëtare kapitenin e Beshiktash

Mesfushori 28-vjeçar Nexhip Uysal mund të jetë prurja më e re e Kosovës sipas Gazetaolle.

Mësohet se menaxherët e lojtarit kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjses me pasaportë të Kosovës. Uysal këtë sezon nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi nuk është preferuar në shumicën e ndeshjeve nga trajneri. Ai numëron edhe 1 prezencë me kombëtaren A të Turqisë në vitin 2010.

3 vjet më parë, mesfushori u kërkua me ngulm nga ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimisht Uysal kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto