Vendosni fjalën kyçe....

Mesi e pranon: Dëshiroj që Neymar të rikthehet te Barcelona


Lionel Mesi pranon se do ishte diçka shumë e mirë nëse Neymar do të kthehej në “Camp Nou”, siç u përfol gjatë verës, por thotë se Barcelona i ka të gjithë lojtarët për të garuar me më të mirët.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Barcelona te PSG-ja, dy vjet më parë, por megjithë arritjen e suksesit relativ në fushë, magjia e tij në kryeqytetin francez është prishur nga vëmendja negative e mediave, incidentet në fushë dhe disa lëndime që kanë kufizuar kohën e tij të lojës.

“Do të kisha dashur që Neymar të vinte. Sinqerisht, nuk e di nëse klubi ka bërë gjithçka të mundshme për ta rikthyer, por jam i sigurt se nuk është e lehtë të negociosh me PSG-në,” tha Mesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *