Templates by BIGtheme NET

“Nuk ka surpriza”, socialistët rrëzojnë dekretet e Metës për kthimin e ligjeve të PPP-ve

Në Kuvend ka ndodhur ajo që pritej me votimin për dekretet e Presidentit Ilir Meta i cili ka kthyer për rishikim ligjet për kontratat e PPP-ve për rrugët apo ligjin më “Rezervat materiale” apo kandidaturën për kreun e KLSH-së.

Socialistët bashkuan votat dhe votuan pro rrëzimit të dekreteve të Metës.

Ndërsa opozita parlamentare ka votuar pro dekreteve për rishikimin e disa ligjeve të rëndësishme.

Tashmë mazhoranca me hedhjen poshtë të dekreteve të Presidentit ka rrugën e hapur për miratim direkt të ligjeve të hartuara nga vetë socialistët për ndërtimin e rrugëve me koncesionin PPP apo edhe ligjet e tjera të rëndësishme.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto