Vendosni fjalën kyçe....

Plani ambicioz i Johnson, urë për të lidhur Skocinë me Irlandën e Veriut


Ai mendon se ndërtimi i një ure që do lidhë këto dy vende mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve brenda Britanisë pas një ndarje të madhe në vend që erdhi si pasojë e procesit të Brexitit. Irlanda e Veriut dhe Skocia kanë votuar që të qëndrojnë brenda bllokut, derisa e para po përballet me mundësinë e një ndërtimi të pikave kufitare me Irlandën që mund të dëmtojë bizneset dhe të shkaktojë prishje të paqes.

Kjo ide e kryeministrit britanik ka marrë shumë kritika.

“Shumë ura të gjata janë ndërtuar, por asnjë përgjatë një pellgu me ujë kaq të gjerë, të thellë dhe me dallgë të fuqishme”, ka thënë inxhinieri James Duncan nga Edinburgu.

“Përgjatë një pjese të madhe rruga përshkon thellësinë e 300 metrave. Kjo do kërkonte diku 30 kulla mbështetëse të gjata gati 400 metra që të mbanin rrugën përmbi nivelin e ujit dhe thellësinë e detit. Në total ura do kërkonte 54 kulla të gjatësive të papara ndonjëherë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *