Templates by BIGtheme NET

Serbia do ndërtojë 6 autostrada për një 2 vjet, e nis me Nish-Merdare

Serbia ka nënshkruar kontratën me vlerë 100 milionë euro për ndërtimin e autostradës Nish-Merdare, që e lidh me Kosovën me rrugë moderne.

Siç raporton “B92”, kontrata u nënshkrua në Beograd nga ministrja e serbe e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç dhe drejtori i sektorit për Itali, Maltë, Slloveni, Kroaci dhe Ballkan Perëndimor të Bankës Europiane të Investimeve, Migel Morgado, shkruan Koha.net.

Sipas mediave serbe, ndërtimi i autostradës Nish-Merdare nuk është i rëndësishëm vetëm për zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen e qarqeve, por ka rëndësi edhe në aspektin politik, meqë kështu dëshmon interesin dhe dëshirën e Serbisë se marrëveshja arrihet me kompromis, transmeton Koha.net.

Mihajloviç ka theksuar se kjo rrugë do t’i mundësojë Serbisë daljen në det.

Kjo autostradë, sipas saj, është njëra nga gjashtë autostradat që do të ndërtojë Serbia gjatë vitit 2019 e 2020.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto