Pas rrëzimit në Kuvend nga socialistët të dekreteve të Kreu të Shtetit Ilir Meta ka reaguar Presidenca e cila i ka quajtur reagimet nga eksponentët e mazhorancës si klithma të porositura për të hequr vëmendjen nga kontratat korruptive të PPP-ve në kundërshtim me Kushtetutën.
“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”-shkruan zëdhënësi i Metës.