Vendosni fjalën kyçe....

U jepnin qumësht dhe ushqim të pastrehëve, grupi i të rinjve hyn në telashe me autoritetet


Jo gjithmonë kur nisesh për mirë, gjërat shkojnë sikurse pret. Një grup vullnetarësh u gjobitën me 16.67 euro ndërsa po u shpërndanin qumësht të nxehtë, biskota dhe batanije të pastrehëve në stacionin e Foggia-s në Itali.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar kur shtatë vullnetarët diskutuan me agjentët e policisë, për t’i shpjeguar se çpo bënin aty, por u gjobitën sepse ishin pa biletë.

 “Mbrëmë unë dhe nëntë vullnetarë të tjerë kemi hyrë në stacion për të takuar ata që na presin prej 20 vjetësh. Kishim çokollata dhe qumësht të nxehtë. Një grua jeton për një kohë të gjatë në binarin e parë dhe, ndërsa po i jepnim asaj qumësht dhe ushqim, dy agjentë të Polferit pyetën tre nga vullnetarët tanë për dokumentet: dy indianë dhe një djalë i cili në të kaluarën kishte disa probleme të vogla me drejtësinë, por që po i përfundon duke shërbyer në komunitetin Emmaus në Foggia “dhe ka një leje për shoqatën Sco e vullnetarizmit ndërkombëtar”, thotë Emiliano Moçia.

Situata e sikletshme ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane të cilat e kanë trajtuar si problem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *