Vendosni fjalën kyçe....

Dikur një nga njerëzit më të afërt të Erdogan, Davutoglu largohet e njofton lëvizjen e re politike


Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, njoftoi sot do tërhiqej nga partia në pushtet e presidentit, Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe të niste një lëvizje të re politike.

Davutoglu, dikur aleat i ngushtë i Erdoganit, tha se partia ishte larguar nga vlerat e saj themeluese dhe nuk kishte më “aftësinë për të qenë një zgjidhje për problemet e vendit tonë”. Ai shtoi se nuk mund të punojë nën “klikën” aktuale që kontrollon partinë.

“Ishte edhe një përgjegjësi historike dhe një domosdoshmëri për të ndërtuar një lëvizje të re politike dhe për të ndërmarrë një rrugë të re,” tha Davutoglu, duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara. Ai dha dorëheqjen së bashku me disa ligjvënës të tjerë të AKP-së.

Dorëheqja e tij mund të ketë qenë një veprim i detyruar, pasi AKP-ja pritej ta shkarkonte Davutoglu, pasi kishte filluar një veprim disiplinor kundër tij.

Davutoglu shërbeu si këshilltar për politikën e jashtme të Erdogan, përpara se të bëhej ministër i Jashtëm në 2009.

Në vitin 2014, kur Erdogani u zhvendos në presidencë, Davutoglu e pasoi atë si kryeministër. Në muajt e fundit, ai ka shprehur vazhdimisht kritika ndaj AKP-së, veçanërisht pasi ajo vendosi të anulojë zgjedhjet për kryetar bashkie të Stambollit, në fillim të këtij viti, të cilat AKP i humbi.

Davutoglu është i dyti anëtar i lartë i AKP-së që dha dorëheqjen këtë vit. Ish-ministri i Ekonomisë, Ali Babacan, u largua nga partia në korrik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *