Portieri italian mund ta vazhdojë karrierën tek “Rossoneri”, përkundër ofertave të shumta që ka
Milani do t’i hapë negociatat me Gianluigi Donnarumman për kontratën e re.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi sportiv italian “Calciomercato”.
Portieri italian i ka edhe dy vjet kontratë me “Rossoneri”, ndërsa atë e duan klubet e mëdha evropiane.
Mirëpo, gjiganti italian është i vendosur ta mbajë atë dhe bisedimet për kontratën e re tashmë kanë nisur.
Sidoqoftë, nuk pritet të arrihet lehtë marrëveshja në mes të palëve.
20 vjeçari ishte pranë largimit nga Milani verën e kaluar.
Atë së fundmi po e kërkon Paris Saint-Germaini, por ka oferta edhe në Spanjë e Angli.