Templates by BIGtheme NET

Roma merr fitoren e parë në Seria A

Roma ka arritur fitoren e parë për sezonin 2019/20 duke marrë pikët e plota në Olimpico, pasi e mposhti 4-2 Sassuolon.

Roma bëri paraqitje të ndryshme në pjesën e parë dhe të dytë.

Pas 45 minutave të zjarrtë në pjesën e parë ku lojtarët e Romës shënuan katër gola, në pjesën e dytë e gjetën portën vetëm mysafirët, duke realizuar dy herë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12’, Bryan Cristante shënoi për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 19’, golin e gjeti edhe sulmuesi, Edin Dzeko.

Pas tre minutave Roma konfirmoi superioritetin, shënoi edhe mesfushori i transferuar nga Arsenali, Henrikh Mkhitaryan.

Miki shënoi për 3-0 në minutën e 22’.

Në pjesën e parë, pas një loje shumë të bukur, golin e gjeti edhe talenti i ri holandez, Justin Kluivert.

Ai shënoi për 4-0 në minutën e 33’.

Në pjesën e dytë, Roma disi u relaksua dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol, mysafirët shënuan dy herë.

Fillimisht Domenico Berardi shënoi për 4-1 në minutën e 53’, para se i njëjti lojtar të shënojë për rezultatin përfundimtar 4-2 në minutën e 72-të.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*