Vendosni fjalën kyçe....

Spanja fiton botërorin e Basketbollit


Pas 13 vitesh Spanja fiton sërish kampionatin Botëror të basketbollit për meshkuj duke festuar titullin e saj të dytë Botëror pas atij të vitit 2006.

Në Cadillac Arena në kryeqytetin e Kinës Pekin, La Roja dominoi në lojë dhe rezultat Argjentinën në ndeshjen përmbyllëse të kampionatit të 18-të Botëror me basketbollistët spanjollë që bënë të tyret medaljet e arta.

95-75 ishte rezultati final i kësaj përballjeje në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri italian Sergio Scariolo me Ricky Rubion që në fund fitoi betejën personale me shokën e skuadrës Marc Gasol pasi Mvp-ja i Kupës së Botës u shpall 28-vjeçari që luan me Phoenix Suns.

Ricky Rubio shënoi në total 20 pikë ndërkohë që koleksionoi edhe 7 rebound e 3 asiste, duke rezultuar edhe pikëshënuesi më i mirë i Spanjës pasi Marc Gasol dhe Sergio Llull shënuan respektivisht 14 dhe 15 pikë secili.

Te Argjentina spikati Gabriel Deck me 24 pikë të pamjaftueshme gjithsesi për të vënë në vështirësi Spanjën që se vuri asnjëherë në diskutim fitoren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *