Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vidhnin magazinën e ushqimeve, në pranga vëlla e motër në Elbasan


Policia në Elbasan ka vënë në pranga dy persona, vëlla e motër të cilët dyshohen për vjedhje. Sipas policisë, personat me inicialet Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe kanë tentuar të vjedhin një magazinë ushqinore.

Pas denoncimit të qytetarëve që i kanë pikasur, vëlla e motër u kapën brenda në magazinë. Gruaja ka tentuar t’i rezitojë uniformave blu, duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqinore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin mbrenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e  dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale  hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur  në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *