Templates by BIGtheme NET

“Duhet t’i jepni 10 banane Lukakut” – Pushohet nga puna eksperti i futbollit (Video)

Një ekspert futbolli në një televizion italian është larguar nga puna, pasi tha gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion se e vetmja mënyrë për të ndaluar sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, ishte duke i dhënë “10 banane për të ngrënë”.

Luciano Passirani ishte duke u shfaqur si i ftuar në “Qui Studio”, një shfaqje “Voi Stadio” kur ai bëri komentet në lidhje me sulmuesin belg 26-vjeçar.

Në përpjekje për të lavdëruar Lukakun për ndikimin e tij te Interi që prej ardhjes në merkaton e verës, Passirani, tha: “Ai është një nga blerjet më të mira që Interi mund të kishte bërë. Unë nuk shoh në ligën italiane një lojtar si Lukaku në ndonjë ekip. Ai është një nga më të fuqishmit dhe mua më pëlqen shumë sepse është një nga më të fortët, ai është të paktën dy herë më i fortë se Duvan Zapata te Atalanta. Këta lojtarë kanë diçka më shumë se të tjerët, këta janë djemtë që bëjnë gola dhe tërheqin skuadrën.”

Eksperti 80-vjeçar më pas shtoi: “Nëse këta sulmues dalin një për një me një mbrojtës, je i vdekur, ti bie në tokë. Mënyra e vetme për ta ndaluar atë është t’i jepni 10 banane për të ngrënë.”

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*