Templates by BIGtheme NET

Avokatja: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Katica Janevës, t’i hiqet paraburgimi

Avokatja e Katica Janevës thotë se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e ish-Prokurores Speciale.

Irena Fërçkovska tha se do të kërkojë heqjen e masës së paraburgimit për klienten e saj dhe t’i mundësohet që të mbrohet në liri, ndërkohë që si garanci do të ofrohet prona e saj.

“Së pari vlerësojmë se qëllimi për shkak të cilit është shqiptuar masë e paraburgimit, do të përmbushet edhe me shqiptimin e masave tjera më të buta. Jemi në fazë të përgatitjes, më së voni deri nesër do të lëshojmë kërkesën, me shumë gjasa do të kërkojmë që të mbrohet nga liria me deponimin e garancisë adekuate në pronë të patundshme. Vlerësojmë se nuk ekzistojnë më bazat për shkak të cilave i është shqiptuar kjo masë, duke pasur parasysh se ajo praktikisht tashmë nuk ka statusin e prokurorit publik special”, tha Irena Frçkoska, avokate e Katica Janevës.

Siç shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut, avokatja tha se situata shëndetësore e Janevës është përkeqësuar e veçanërisht ajo psikike. Ish-Prokuorja Speciale madje ka filluar terapi të rregullt.

Ish-kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore.

Sipas drejtorit të burgut, Esad Rahiq, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një grua tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës mbahen 6 persona në një qeli.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*