Jo vetëm Neymar, por edhe Kylian Mbappe do të mungojë në ndeshjen e parë të PSG-së, të vlefshme për grupet e Champions League.
Mbappe pësoi një dëmtim të muskujve në ndeshjen kundër Toulouse dhe megjithëse ai u stërvit individualisht javën e kaluar, do ta humbasë ndeshjen kundër Los Blancos.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Mbappe përmes rrjeteve sociale.
“Tashmë është zyrtare, nuk do ta nis sezonin tonë europian kundër Realit. Jam shumë i trishtuar që nuk jam në gjendje të luaj por do të ofroj të gjithë mbështetjen time për skuadrën nga tribuna dhe shpresoj të rikthehem në 100% për të dhënë kontributin tim”, shkroi Mbappe.
C’est désormais officiel, je ne débuterai pas notre campagne européenne à la maison contre Madrid.
Je suis très triste de ne pas pouvoir jouer mais j’apporterai tout mon soutien depuis les tribunes à l’équipe et j’espère revenir à 100% pour encore et toujours donner mon maximum. pic.twitter.com/e8XNhZnzQL— Kylian Mbappé (@KMbappe) September 16, 2019
Në ndeshjen kundër Realit do të mungojë edhe Neymar i cili u dënua sezonin e kaluar me mungesë në 3 ndeshje për shkak të disa komenteve në rrjetet sociale.