Vendosni fjalën kyçe....

Pamje shqetësuese, lojtarët goditen nga rrufeja në fushë e lojës (Video)


Disa futbollistë të një ekipi kolegji kërkuan trajtim mjekësor pasi u goditën nga rrufeja teksa luanin futboll në Xhamajkë.

Skenat shqetësuese tregojnë lojtarët e rinj që goditen nga rrufeja teksa janë në fushë në ndeshjes mes “Wolmer’s Boys” dhe “Jamaica College ” në Kingston të hënën.

Pamjet e incidentit tregojnë çastin e goditjes me dy lojtarë që bien mbi gjunjë dhe shtrëngojnë kokën.

Ndeshja vijoi për disa sekonda para se shokët e tjerë dhe trajnerët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe të nxitojnë në ndihmë të tyre. Lojtari i ”College Jamaica” Terrence Francis dhe Dëayne Allen nga “Wolmer’s Boys”, raportohet se janë plagosur më rëndë dhe u dërguan në spital.

Francis u pa duke u shtrirë në fushë pasi ai nuk arriti t’i përgjigjet trajtimit, ndërsa Allen gjithashtu u tha se ishte shtruar në spital pasi ankua për dhimbje në gjoks.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *