Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri “akt sakrifice” për Reformën Zgjedhore: Jam gati të jap dorëheqjen


Damian Gjiknuri, një ndër emrat më të përmendur në “dosjen 184” për shit-blerjen e votave në Dibër, ka vendosur të bëjë një “akt sakrifice” për hir të Reformës zgjedhore.

Bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore thotë se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në këtë Komision, me kusht që PD-ja ta njohë këtë komision.

“Jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, si bashkëkryetar, me kusht që PD të njohë komisionin. Problemet janë më të thella. Kriza politike si po e thonë edhe partnerët është krijuar për shkak të frikës ë opozitës për të marrë pjesë. Kushti i vetëm për mua është që të jenë pjesë e Reformës Zgjedhore. Kanë të drejtën e Vetos edhe pa qenë në parlament. Lidhur me këtë kemi marrë kritika edhe nga opozita jo parlamentare”, u shpreh Gjiknuri.

Ky koment i Gjiknurit vjen pas ftesës që Rama i bëri opozitës joparlamentare për t’u ulur në dialog për Reformën Zgjedhore.

Sjellim ndërmend se Damian Gjiknuri është një nga ish-ministrat e Edi Ramës, emri i të cilit përfshihet në “dosjen 184” për vjedhjen e votave në Dibër, një nga shqetësimet më të mëdha që ka ngritur opozita dhe një nga arsyet se pse sot ndodhet jashtë Parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *