Vendosni fjalën kyçe....

Irani paralajmëron SHBA-në: Çdo sulm ndaj nesh, do çojë në konflikt në shkallë të gjerë


“Çdo sulm ushtarak mbi Iranin do të rezultojë në një konflikt serios dhe masiv ushtarak”, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, pasi SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë lënë të kuptohet se do marrin masa hakmarrëse për një sulm me dron ndaj rafinerive të naftës saudite, gjë për të cilën fajësojnë Teheranin.

“Unë po bëj një deklaratë shumë serioze se ne nuk duam luftë. Ne nuk duam të përfshihemi në një konfrontim ushtarak. Por ne nuk do mendohemi dy herë për të mbrojtur territorin tonë,” – i tha Zarif, CNN, në një intervistë të enjten.

Zarif i tha rrjetit se çdo sulm ushtarak i bazuar në premisat e rreme se Irani qëndronte pas sulmit të fundit në një strukturë nafte saudite do të shkaktonte “shumë viktima” e do të çojë në “luftë të gjithanshme”.

Vërejtjet e tij vijnë teksa Uashingtoni dhe Rijadi kanë akuzuar Iranin për sulmin ndaj rafinerive të naftës para pak ditësh, që u krye nga rebelët Houthi në Jemen.

Mbretëria saudite pretendon se në sulm janë përdorur armët e prodhuara nga Irani, por Teherani ka mohuar çdo përfshirje. Kryengritësit Houthi në Jemen, kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *