Ish-presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, sipas avokatit të tij.
Mounir Ben Salha, avokati i ish-presidentit, konfirmoi ngjarjen në një postim në Facebook.
Më parë, Salha kishte thënë që Ben Ali ishte i sëmurë dhe ishte transferuar në një spital në Jeddah.
Ben Ali jetonte në mërgim në Arabinë Saudite, që kur u rrëzua nga pushteti një revolucion popullor më 14 janar 2011.