Templates by BIGtheme NET

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish-presidenti i Tunizisë, Ben Ali jetonte në mërgim pas rrëzimit nga pushteti

Ish-presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, sipas avokatit të tij.

Mounir Ben Salha, avokati i ish-presidentit, konfirmoi ngjarjen në një postim në Facebook.

Më parë, Salha kishte thënë që Ben Ali ishte i sëmurë dhe ishte transferuar në një spital në Jeddah.

Ben Ali jetonte në mërgim në Arabinë Saudite, që kur u rrëzua nga pushteti një revolucion popullor më 14 janar 2011.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*