Templates by BIGtheme NET

Nga qelia në fushën e blertë, sulmuesi rus firmos me Zenitin

Sulmuesi rus Aleksandër Kokorin ka lënë burgun pasi fitoi apelin ndaj dënimit me 17 muaj burgim për agresion ndaj një zyrtari shtetëror gjatë një sherri të ndodhur në një pub.

Menjëherë sapo la qelinë, Kokorin e priste kontrata me Zenit Shën Pjetërburgun, ish-ekipin e tij, që e priste krahëhapur lojtarin e përfaqësueses ruse.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i Kokorin, që ka pranuan nënshkrimin deri në fund të sezonit me kampionët e Rusisë.

Bashkë me Kokorin u dënua dhe Pavel Mamaev, ndërsa të dy i lanë qelitë me kapuçë në kokë dhe pa u iu përgjigjur mediave, duke u larguar me një makinë i priste jashtë burgut.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*