Templates by BIGtheme NET

Pavarësisht vendimit të sotëm nga Krimet e Rënda, ish-ministri Tahiri do jetë i lirë

Saimiri Tahiri do vijojë të jetë i lirë edhe pas vendimit të sotëm të Gykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Siç ka pohuar më herët avokati i Tahirit, Maks Haxhia, vendimi i Shkallës së Parë do apelohet te Apeli i Krimeve të Rënda dhe është ky i fundit që jep një vendim të formës së prerë që do përcaktojë nëse Tahiri do gjykohet përfundimisht fajtor e do shkojë në burg apo do shpallet i pafajshëm duke i çliruar nga akuzat.

Avokati Saimir Visha, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News24” ka shpjeguar të gjithë procedurën duke thënë se deri në dhënien e vendimit të formës së prerë nga ana e Apelit të Krimeve të Rënda, Tahiri, nuk mund të arrestohet.

Ajo ka statusin e personit të pandehur për veprat penale për të cilat akuzohet. Dhe vetëm një vendim i formës së prerë nga Apeli i Krimeve të Rënda do vendosë nëse ai do dënohet me burg.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*