Vendosni fjalën kyçe....

“Përgjimet e Dosjes 184 janë të paligjshme, si sekret hetimor s‘duhet të dilnin” – Gjiknuri


Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se përgjimet e Dosjes 184, në të cilat del edhe emri i tij, janë të paligjshme dhe janë bërë nga një prokurori politike.

Gjiknuri ishte i ftur në rubrikën “Opinion” në “News24”, ku foli edhe për përgjimet për zgjedhjet lokale në Dibër në vitin 2016.

Ai tha se dalja në përgjime nuk është krim dhe se aty nuk ka asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij ndërsa fjalët ishin thënë jashtë kontekstit.

“Dalje në përgjim nuk është krim. Aty nuk ka asnjë veprim të paligjshëm nga ana ime. Unë kam marrë këto sulme, sepse kam pasur beteja politike. Prokuroria asokohe është përdorur  politikisht ndërsa fjalët janë përdorur jashtë kontekstit.” – tha Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri shtoi se përfaqësuesit e PS-së në Dibër nuk kanë bërë asnjë akt dhune, duke iu referuar pjesës në përgjime ku flitej për “çuna problematikë”.

Ndërsa shtoi se përgjimet ishin keqpërdorur dhe duhet të shpalleshin të paligjshme.

“Unë nuk dëgjova që PS të kishte bërë akte dhune në Dibër, përkundër kësaj sherre kanë bërë militantët e PD. Asnjë vepër penale nuk është kryera nga militantët e PS. Ato përgjime janë keqpërdorur dhe në një shtet demokratik duhet të shpallen të pavlefshme. Unë nuk kam asnjë komunikim të paligjshëm në përgjime. Përgjimet janë sekrete hetimore, të cilat nuk duhet të dilnin.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *