Vendosni fjalën kyçe....

“Të tjerë me vëllezër trafikantë s’mbajnë asnjë përgjegjësi” – Kë shigjetoi Tahiri nga salla e gjyqit


Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, ka thënë në seancën gjyqësore ndaj tij te Krimet e Rënda, se ai po gjykohej se i kishte shitur makinën një personi, ndërkohë që të tjerë kanë vëllezër trafikantë e nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie.

Tahiri nuk përmendi asnjë emër gjatë seancës por sipas të gjitha gjasave shigjetoi pasardhësin e tij në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit ndodhet në burg në Itali, pas publkimit të audiopërgjimit nga Albert Veliu.

“Ndodhem këtu si i pandehur se i shita makinën një personi, ndërkohë që njoh plot njerëz e ka plot të tillë që s’mbajnë përgjgje si edhe për vëllezër trafikantë. Ju po më mbani këtu për interesa që vetëm ju mund të mi shpjegoni.” është shprehur Tahiri në sallën e gjyqit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me Moisi Habilajn, i cili ndodhet në burg në Itali për trafik droge.

Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg për Tahirin për 3 vepra penale siç janë “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal”.  Vendimi për Tahirin pritet të jepet sot në orën 16:00 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *