Templates by BIGtheme NET

Trupa e gjykatësve hyn në sallë, gati vendimi për Saimir Tahirin

Trupi prej 3 gjykatës ka marrë vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.

Gjykatësit e Krimeve të Rënda kanë dalë nga dhoma e këshillimit, dhe janë drejtuar për në sallën ku ndodhet Tahiri dhe prokurorët. Pritet nga momenti në moment shpallja e vendimit për ish-ministrin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.

Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*