Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen detaje nga procesi gjyqësor i ish-ministrit, Tahiri thuajse në lot. Nxori foton e Ramës


Në seancën e sotme gjyqësore, ish-ministri Tahiri tregoi disa fashikuj gazete, ku shfaqej fotoja e tij pranë kryeministrit Edi Rama, në një takim informal në Dajt.

“Në momentin që këta personat flisnin për dreka me shefin e madh, unë kam qenë në një drekë bashkë me ministra të tjerë, të mbledhur nga kryeministri. Takimi është pasqyruar edhe në media. Ja ku kam qenë, në foton ilustruese të lajmeve në media jam unë dhe Kryeministri. Asnjë nga ne nuk është shefi i madh, ai është shefi i madh, por për qeverinë”– tha Tahiri.

Ish ministri me këto fjalë dhe me këtë foto, po mundohej të shpjegonte se nuk ka patur si të jetë për dreka me Habilajt, në një kohë kur siç e konfirmojnë fashikujt e gazetave ka qenë në Gjermani me ish-ministren Klajda Gjosha. Ndërsa të nesërmen në mëngjes në një takim informal me kryeministrin Edi Rama. 

Këtë deklaratë të Tahirit e komentoi për “News 24” avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia.

“Shiko ca edhe kanë pjesë të humorit brenda dhe të sarkazmës. Shitja është shumë e bukur dhe e larmishme dhe e interpeton si të duash. Ai u tha prokurorëve: Si e keni vërtetuar ju që jam unë “shefi i madh”.

Dhe konkretisht i thotë, aq të apasionuar, unë paskam qenë në një takim me zonjën Klada Gjosha për ato problemet e Integrimit dhe më pas në mëngjes kam qenë me kryeministrin. Tani kush është shefi i madh? S’jam unë se s’mund të jem në dy copa.”, tha Haxhia.

Tahiri i referohet përgjimeve të trafikantëve që flasin për një drekë me “shefin e madh”. Por Tahiri thotë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe nuk vërteton se ai ishte “shefi i madh”, kur ishte vetë në takime zyrtare.

I pyetur nga Klodiana Lala, se përse Tahiri ishte thuajse në lot gjatë fjalës së tij, Haxhia fillimisht u mundua ta sfumojë, por më pas e pranoi: “E para e punës unë nuk pashë që po i dilnin lot. Okej thuajse. Ka dhënë mandatin në këtë punë. Pret vlerësimin nga opinioni, me ato vlerësime që iu përkushtua Ministrisë së Brendshme, në vend që të priste vlerësim, vihet përpara akuzave të rënda. Të gjykosh ish-ministrin e Brendshëm, ish-deputetin për akuza penale kaq të rënda…”/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *