Motoçikleta përplaset me makinën, humb jetën drejtuesi plagoset një tjetër


Një motoçikletë përplaset me një makinë të parkuar në rrugën “Stavri Themeli” në Tiranë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletën ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri.

Njoftimi:

Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *