Vendosni fjalën kyçe....

Shpartallimi ndaj PSG-së, Reali i Madridit “flirton” me Murinjon


Humbja e turpshme e Realit të Madridit ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të fazës në grup të Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-0 ka bërë që mediat spanjolle të kërkojnë me ngulm shkarkimin e Zinedine Zidan e rikthimin e portugezit Murinjo.

Reali u mposht në Paris nga dy gola të ish-madrilenit Di Maria dhe një të Meunier.

Vetë Zidane tha që ai ishte “shqetësuar” nga aspektet e asaj që ai sapo kishte parë, duke u ankuar se ” ekipi im është pa intensitetin e nevojshëm”.

Ishte hera e parë në 13 vjet që Reali pëson një humbje të tillë në ndeshjet e para të kompeticionit.

Portugezi Murinjo, ka qenë trajner i madrilenëve për tre sezone, 2013-2015, por që ka qenë pa punë që kur u shkarkua në Manchester United dhjetorin e kaluar.

Portugezi është i dëshpëruar për t’u rikthyer si trajner, por ka refuzuar ofertat fitimprurëse nga Kina, duke thënë se do nënshkruajë me një klub që i përshtatet për shtat.

Më e rëndësishmja, ai mbetet në marrëdhënie të mira me presidentin e klubit, Florentino Perez, dhe raportohet se ishte në garë për tu rikthyer, përpara se nënshkruante Zidane.

Durimi nuk është diçka që njihet në Madrid dhe tre ndeshjet e tjera në kampionat, ndaj Sevillas, Osasunas e Atletico Madridit janë vendimtare për të ardhmen e Zidane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *