Një burrë ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Washingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.
Komandanti i Policisë Metropolitane Stuart Emerman, tha se policia ende nuk e ka arrestuar të dyshuarin dhe nuk e di as motivin e të shtënave.
“Detektivët po intervistojnë dëshmitarët dhe po kërkojnë pamjet e kamerave”, tha Emerman, citon CNBC.
Nga pesë të plagosurit, dy u konsideruan në gjendje kritike.
Të shtënat me armë ndodhën në lagjen Columbia Heights, rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës lokale 10:00. Sulmi ndodhi në oborrin e një blloku apartamentesh.