Templates by BIGtheme NET

Të shtëna me armë në Washington, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Një burrë ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Washingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Komandanti i Policisë Metropolitane Stuart Emerman, tha se policia ende nuk e ka arrestuar të dyshuarin dhe nuk e di as motivin e të shtënave.

“Detektivët po intervistojnë dëshmitarët dhe po kërkojnë pamjet e kamerave”, tha Emerman, citon CNBC.

Nga pesë të plagosurit, dy u konsideruan në gjendje kritike.

Të shtënat me armë ndodhën në lagjen Columbia Heights, rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës lokale  10:00. Sulmi ndodhi në oborrin e një blloku apartamentesh.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*