Vendosni fjalën kyçe....

Aktori rus lirohet nga burgu pas protestave


Pavel Ustinov, një aktor rus është liruar pasi ai u akuzua për plagosjen e një oficeri policie.

BBC” shkruan se çështja e tij nxiti protesta nga priftërinjtë ortodoksë, mësuesit, mjekët, aktorët dhe specialistët e IT-së.

Protestuesit e konsiderojnë Ustinov si  një kalimtar të pafajshëm të kapur në një protestë.

Pse u burgos Ustinov?

Dënimi i tij me burg të hënën, ishte dënimi i shtatë që kur filloi një valë protestash gjatë verës nga opozita.

Demonstruesit kishin dalë në rrugë pasi autoritetet ruse refuzuan të lejojnë kandidatët e opozitës të marrin pjesë në zgjedhjet e këshillit të Moskës më 8 Shtator. Disa janë ende në pritje të gjykimit në atë që është quajtur “çështja e Moskës”.

Një oficer kishte dëmtuar shpatullën kur aktori 23-vjeçar i rezistoi arrestimit gjatë njërës prej protestave të opozitës.

Gjyqtari nuk pranoi të shohë një video të incidentit, ku tregohet se Ustinov po qëndronte në qendër të Moskës duke parë telefonin e tij, pa qenë në dijeni që policia i ishtë vënë pas për ta arrestuar.

Në videon në fjalë, Ustinov shihet duke u hedhur në tokë dhe goditur me shkopinj nga policia.

Ustinov i tha gjykatës se nuk kishte asnjë lidhje me protestën por thjesht ishte duke takuar një mik në ato momente. Ai mohoi të kishte përdorur dhunës ndaj një oficeri policie.

Prokurorët fillimisht kishin kërkuar gjashtë vjet burg për Ustinov, por ndryshuan masën pas protestave të shumta.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Yuri Ponomaryev bëri thirrje për një “formë tjetër ndëshkimi që nuk përfshin heqje të lirisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *