Templates by BIGtheme NET

“Askush nuk mban përgjegjësi, dosjet janë bërë pirg”- Meta kërkon të merren masa

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën problematike të krijuar në sistemin e drejtësisë, ku Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese nuk janë funksionale.

Meta thotë se shumë dosje janë bërë pirg, pasi kanë mbetur të patrajtuara në Gjykatën e Lartë, si pasojë e largimit të shumicës së anëtarëve nga procesi i Vetingut. Presidenti shprehet se po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj.

“Të dashur miq,

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!”, shkruan Meta.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*