Partizani është surprizuar në fund nga Bylisi. Të kuqtë bënë një ndeshje të mirë dhe ushtruan presion gjatë pjesës më të madhe të takimit.
Pjesa e parë përfundoi në barazim ndërsa me nisjen e pjesës së dytë ekipi i trajnerit Lerda gjeti golin e parë me anë të Peposhit që ktheu në gol një 11-metërsh.
Por Bylisi e rriti presionin në pjesën e mbetur të takimit duke barazuar në minutën e 93-të. Me këtë pikë Partizani ka rrëshqitur në vendin e gjashtë, 3 pikë larg Tiranës që po luan me Kukësin në një sfidë tejet delikate.