Templates by BIGtheme NET

Banesat e dëmtuara nga tërmeti, qytetarët e kalojnë natën në çadrat brenda stadiumit të Durrësit

Një pjesë e qytetarëve të Durrësit të cilëve u janë dëmtuar banesat në tërmetin e fuqishëm që goditi pasditen e djeshme qytetin bregdetar janë mbledhur në çadrat e ngritura në stadiumin “Niko Dovana”.

Durrësi e Tirana janë dy nga qytetet më të prekura nga tërmeti që ka shkaktuar shumë persona të lënduar e dëme të shumta materiale.

Shumë banesa janë të pabanueshme ndërkohë që pritet verifikimi nga ana e ekspertëve lidhur me numrin e saktë të godinave ku nuk mund të banohet.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*