Templates by BIGtheme NET

Çfarë bën kryebashkiakja socialiste e Durrësit pas tërmetit

Pas tërmetit me epiqendër në afërsi të Durrësit, ku u shkaktuan dëme në banesa dhe të lënduar kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako  nuk ka nguruar të bëjë aktivitete jashtë agjendës për përballimin e situatës post-tërmetit.

Në faqen e saj në rrjetet sociale ajo ka publikuar pamje nga aktiviteti për “Ditën pa makina” ku shfaqen disa fëmijë me biçikleta në qytetin e Durrësit.

Sot ishte lajmëruar nga Bashkia e Durrësit aktiviteti pa makina por që bashkiakja duket se e ka më me merak këtë ditë se zbritjen në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti në qytetin i cili u prek më shumë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Veliaj i cili ka vazhduar normalisht zhvillimin e “ditës pa makina” event për të cilin mori edhe kritika nga Kryeministri në mbledhjen e sotme i cili i kërkoi llogari duke e pyetur nëse nuk mund ta shtynte më tej.

Duket se si Valbona Sako dhe Veliaj e kanë mendjen të bëjnë shfaqe me biçikleta më shume se menaxhimin e situatës pas tërmetit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*