Templates by BIGtheme NET

Hysaj drejt Anglisë, media italiane e çon te Çelsi

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është kthyer sërish një emër i lakmuar në merkato. Lojtari që aktualisht luan për Napolin kërkohet nga anglezët e Çelsit, shkruan italiania Sportmediaset.

Ai pëlqehet nga trajneri Lampard, i cili e ka kërkuar si përforcim ndërkohë që nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Karlo Ançelotin.

Menaxheri i lojtarit pritet të takohet me drejtuesit e të dy klubeve për të vendosur të ardhmen e Hysajt, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë në ishull.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*