Lionel Messi ashtu sikurse Cristiano Ronaldo ia kanë dalë të konsiderohen futbollistët më të mirë të dekadës së fundit, nga disa fansa edhe të të gjitha kohërave.
Por konkurenca e tyre në La Liga, e cila u duk sikur përfundoi me transferimin e Ronaldos në“Juventus”, duket se ka vijuar edhe në botën e modës dhe jo vetëm në futboll.
Kjo sepse Messi ka krijuar linjën e vet të veshjeve sikurse ka bërë më parë edhe Ronaldo. Argjentinasi e ka quajtur markën e tij të re thjesht me emrin “Messi”, sic shkruajnë mediat sportive.
Linja e re e veshjeve dhe mbrëmja e inaugurimit është organizuar dhe ideuar nga të gjithë familjarët e tij.
Motra e tij, Maria Sol ka punuar bashkë me Messin në këtë projekt, ndërsa vëllai i tij Rodrigo ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar për këtë markë të re veshjesh.
Dyqani i parë është hapur në Barcelonë dhe është vetëm për meshkuj. Në këtë mbrëmje të vecantë për Messin, morën pjesë shumë tifozë të cilët morën nga një veshje me firmën e idhullit të tyre.