Templates by BIGtheme NET

Konkurenca mes Messit e Ronaldos kalon nga futbolli në modë

Lionel Messi ashtu sikurse Cristiano Ronaldo ia kanë dalë të konsiderohen futbollistët më të mirë të dekadës së fundit, nga disa fansa edhe të të gjitha kohërave.

Por konkurenca e tyre në La Liga, e cila u duk sikur përfundoi me transferimin e Ronaldos në“Juventus”, duket se ka vijuar edhe në botën e modës dhe jo vetëm në futboll.

Kjo sepse Messi ka krijuar linjën e vet të veshjeve sikurse ka bërë  më parë edhe Ronaldo. Argjentinasi e ka quajtur markën e tij të re thjesht me emrin “Messi”, sic shkruajnë mediat sportive.

Linja e re e veshjeve dhe mbrëmja e inaugurimit është organizuar dhe ideuar nga të gjithë familjarët e tij.

Motra e tij, Maria Sol ka punuar bashkë me Messin në këtë projekt, ndërsa vëllai i tij Rodrigo ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar për këtë markë të re veshjesh.

Dyqani i parë është hapur në Barcelonë dhe është vetëm për meshkuj. Në këtë mbrëmje të vecantë për Messin, morën pjesë shumë  tifozë të cilët morën nga një veshje me firmën e idhullit të tyre.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*