Templates by BIGtheme NET

Marquez fiton çmimin e Aragonit, vazhdon rrugën drejt titullit

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragonit dhe regjistron suksesin e tij të 8-të sezonal në Moto Grand Prix.

Një fitore e merituar ajo e Marquez në shtëpinë e tij me spanjollin që e dominoi garën nga fillimi deri në fund dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim suksesin.

Podiumi në Aragon u kompletua nga Andrea Dovizioso dhe Jack Miller ndërsa një garë për t’u harruar  Valentino Rossi i cili  nuk ishte asnjëherë në garë për tre vendet e para dhe përfundoi gjithçka në vendin e 8-të.

Me këtë fitore Marquez e thelloi në 98 pikë avantazhin ndaj Doviziosos në klasifikimin e përgjithshëm dhe 5 gara para fundit kur mbeten në total vetëm 125 pikë në lojë, fitimi i titullit kampion është thjeshtë një formalitet për pilotin e Repsol Hondas.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*