Templates by BIGtheme NET

ME FOTO – Veliajt i del boja, përdor pamje të vjetra për tërmetin e djeshëm

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, publikoi 13 orë parë, disa orë pas tërmetit, një seri fotosh duke treguar ndihmën që Bashkia e Tiranës do u jepte familjeve të prekura nga tërmeti.

Në foto janë punonjës që ngarkojnë ushqime e materiale të tjera në kamionë si dhe makina zjarrfikëse.

Por rezulton se Veliaj dhe ekipi i tij kanë përdorur foto të vjetra për këtë ngjarje.

Fotot e kamionëve me ndihma kanë të bëjnë me ndihmat që Bashkia pretendon se u dërgoi banorëve të Korçës, që u prekën nga tërmeti në fillim të qershorit të këtij viti.

Ndërsa fotoja me makinat zjarrfikëse është përdorur për zjarret e rëna në gusht në Shëngjin, ku bashkia pretendon se dërgoi ndihmat e saj për përballimin e situatës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*