Templates by BIGtheme NET

Sizmiologu grek: E informova Presidentin Meta, por e mohova këtë gjë kur doli dokumenti sekret

Sizmologu grek Akis Tselentis deklaroi se vlerësimet për tërmetin e zbuluara për publikun në raportin e Presidentit ishte diçka e gabuar pasi shkakton panik te qytetarët.

Këtë deklaratë Tselentis e ka dhënë për Top Channel pasi emri i tij u përmend në një raport të Presidentit Ilir Meta drejtuar institucioneve shqiptare për menaxhimin e tërmeteve.

Tselintis u shpreh se të dhënat nuk duhet të bëheshin publike pasi mund të shkaktonin panik te qytetarët.

Madje, sizmologu grek përgënjeshtori se kishte bërë këto deklarata më parë duke thënë tani se e ka bërë për faktin se këto gjëra nuk mund të thuhen për popullin e thjeshtë.

TCH -Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis -Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

TCH -Ju e keni përgënjeshtruar këtë gjë apo jo?

Akis Tselentis -Po , e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë këto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*