Templates by BIGtheme NET

Kotësia e tifozllëkut ndaj Greta Thunberg

Blog-Autor: Hysni Gurra

Rreth Greta Thunberg.

Të thuash se më duket “shfaqje” shfaqja e Gretës në OKB, sot të shohin me habi, edhe ku, në Shqipëri! Edhe të thonë-edhe ti? Po ti sikur je edhe ambientalist 🙂

E para, ndikimi i Shqipërisë në ngrohjen globale, edhe shkencërisht, kush ka merak, është 0.00000000….1%.

A preket Shqipëria nga efektet e të ashtuquajturës ngrohje globale? Sigurisht që po!

Po ç’është ngrohja globale, si filloi, a mund të parandalohet?

Kjo botë ka një fillim dhe një fund!

Duan apo nuk duan shqiptarët e të tjerët, kjo botë një ditë nuk do të ekzistojë më. Ata që besojnë Zot e kanë zgjidh herët këtë dilemë. Ata që besojnë në shkencë e kanë vërtetuar më pas.

Rregullat e kësaj bote, për të shkuar drejt fundit, janë vendosur shkak-pasojë, por ky rregull është pa kthim. A ka njeriu në dorë që këtë rregull si proçes ta ngadalësojë sadopak? Po! E ka detyrë madje ta bëjë. A mund ta ngadalësojë fare? Jo! Nuk ka asnjë shans!

Neve na ka qëlluar të jemi në pjesën e fundit të jetës së kësaj bote, siç duket, dhe natyrisht, brezi jonë pak, brezat që do vijnë pas edhe më shumë se ne, do ta kenë shumë të vështirë ta pranojnë. Por kjo nuk është çështje zgjedhjeje!

Procesi i ngrohjes globale ka filluar gati 10.000 vite më parë. Me të ashtuquajturin zbulimi i bujqësisë. Ka filluar kur njeriu filloi të ngrohet. Të ushqehet më mirë. Të rrisë kënaqësitë dhe komoditetet e jetës.

Filloi të intesifikohet me revolucionet industriale dhe vazhdon edhe sot.

Bota, atëherë kur nuk kishte “ngrohje globale” kishte uri. Kishte uri duke patur popullsi sa një grusht. A di kush të thotë se kur ka patur më shumë kriza urie bota, kur ishte 1 miliard apo sot që është 7?

Sigurisht që kur kishte më pak popullsi se sot.

Bota është një  resurs i madh në shërbim të njeriut, është ligjësi që ky resurs nuk rri statik, nuk shtohet në proporcion me konsumatorin e e resursit, por pakësohet.

Sot bota lëviz me mjete që po i afrohen shpejtësisë së dritës, është zvogëluar dhe është bërë interaktive aq sa nuk mund të mendohej, vazhdon me intensitet dhe ritme të shpjeta të arrijë akoma më shumë. Kushedi, ne nuk e perceptojmë dot sesa e lehtë, sa komode, dhe sa do i rriten komoditetet njeriut në një të ardhme shumë të afërt.

A mund të ndalen këto proçese më, siç thonë gretat. Kurrë!

A po bëhen përpjekje që njeriu të paktën, si përdorues dhe shkaktar i “ngrohjes” të jetë më i kujdesshëm? Sigurisht që po bëhen!Shumë madje!

Nga ata, pikërisht nga ata që Greta u drejtonte gishtin në sallën e OKB, përveç Edit tonë ndoshta dhe ndonje satrapi tjetër, të cilët edhe po u përpoqën nuk bëjnë dobi edhe po nuk u përpoqën nuk shkaktojnë dëm, siç e thashë në fillim.

Ama, Donald Trump, Angela Merkel, Vladimir Putin, Emanuel Macron, Xi Jinping etj, bëjnë përpjekje reale. Si?

Ata sponsorizojnë shkencën e vendeve të tyre miliarda dollarë që të shpiket makina elektrike p.sh, të bëhet riciklimi i mbetjeve, të reduktohet emetimi industrial etj, etj.

Të gjitha këto që shohim, dëgjojmë, lexojmë ne, si shpikje, këta i bëjnë, këta i sponsorizojnë, unë e Greta s’kemi takat për të tilla sponsorizime. 🙂 Por sigurisht këta janë edhe ata që do duhet të përgjigjen nëse botën e pllakosin kriza urie.

Po si do shkojë kjo punë? God knows, them unë!

“Unë nuk do jem atëherë”, thoshte Marksi. Se nuk e mbaj mend fiks ku e kam lexuar, por mbaj mend kontekstin: E pyesin njëherë Marksin gjatë kohës kur diskutoj si u krijua bota, si dhe kur do shkatërrohet etj, etj.

Marksi qe ateist dhe sigurisht krijimit i dha një përgjigje nga tre të mëdhatë “big bang”, ndërsa për fundin thotë: – Është një proces që do ndodhë miliarda vite pas meje, të merren brezat që do vijnë, preokupimi jonë është tjetër tani. Të kenë njerëzit një çati mbi kokë, të kenë të mbathin një palë opinga dhe të mbushin barkun me bukë!

E përmenda këtë të fundit se shoh një pjesë e mirë e “gretave” pretendojnë se janë ndjekës të tij, të majtë, liberalë…!

Atëherë!

Njeriu aq sa mund të ndalojë vdekjen e tij, mund të ndalojë edhe fundin e botës. Por njeriu mund të plotësojë shkaqet që të ketë shendet më të mirë, kjo po. Kështu duhet dhe po bëhet edhe me ngrohjen.

Të përpiqet mos ndosë dhe mos rëndojë shëndetin e kësaj bote, por më shumë, është shumë. Janë shfaqje që kanë ndodhur dhe do ndodhin të tilla levizje, me qëllime dhe funksione të caktuara. Shumë mirë edhe që janë! Por jo të marrim zjarr dmth. 🙂

Fatkeqësisht ky është një proces pa kthim!

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*