Janë publikuar pamjet e sherrit mes Haki Abazit të Vetëvendosjes e Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate.
Sherri ka ndodhur pas pjesës së parë të një emisioni televiziv në kanalin T7, gjë që çoi edhe në ndërprerjen e transmetimit.
Pas sherrit, Haki Abazi i Vetëvendosjes akuzoi Molliqajn se e kishte sulmuar e goditur me grushte ndërkohë që ky i fundit i mohoi akuzat ndaj tij.
Pamjet e përplasjes janë publikuar nga Gazeta Sinjali.