Vendosni fjalën kyçe....

Gjukanoviç i përgjigjet kreut të Kishës Serbe: S’e tërheqim njohjen e Kosovës


Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç, i është përgjigjur kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili në një vizitë të para pak ditëve i kërkoi atij të tërheqë njohjen e Kosovës.

Gjukanoviç tha se Kosova e pavarur është interes kombëtar i Malit të Zi dhe se për këtë arsye nuk ka më asnjë arsye për t’u diskutuar, “Vijesti.me.”

“Sa i përket pritshmërisë sëë patriarkut në lidhje me njohjen e Kosovës, ne nuk do ta komentojmë atë. Mali i Zi po ndjek një politikë ta jashtme të qëndrueshme, bazuar në interesat kombëtare dhe shtetërore, bazuar në vlerësimet e fuqive më të mëdha të Evropës dhe botës, dhe që kontribuon për stabilitetin e rajonit”, thuhet në përgjigjen e presidencës malaziase, shkruan “Gazeta Express”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *