Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Peqan të Suharekës, në Kosovë.
Një furgon ku ndodheshin 5 persona nga Shqipëria, u përplas me një kamion në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’’ në fshatin Peqan.
Dy personat që humbën jetën thuhet se janë nga Tirana. Ndërkohë 3 të plagosur janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit. Ata janë nga Durrësi, Tropoja dhe Kukësi. Policia e Kosovës nuk i ka zbardhur ende identitetet e viktimave dhe të plagosurve.
Lajmin fillimisht e ka dhënë kreu i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili raporton se kanë vdekur 2 persona, ndërsa 4 të tjerë ndodhen në rrezik për jetën. Ndërsa zëdhënësi i policisë Baki Krelani konfirmoi për ‘’Kallxo.com’’ se janë përplasur një furgon me një kamion./Hashtag.al