Të puthësh kundërshtarin në ring nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe kampionia e botës Eëa Brodnicka, e ka pësuar në kurriz tashmë.
Polakja Brodnicka mendoi të tërhiqte vëmendjen e publikut duke i ofruar një puthje në buzë kundërshtares Edith Solidad Matthysse, e cila u zu në befasi.
Por argjentinesja Matthysse nuk është tipi më i dashur dhe mënjeherë iu kthye asaj me shpullë në fytyrë, duke bërë që Brodnicka të anohej në një krah dhe buzëqeshja iu largua nga fytyra.
Shoqëruesit pranë u detyruan të ndërhynin për të ndarë dy vajzat. Të dyja vajzat pretendojnë titullin kampione në garat e WBO.