Vendosni fjalën kyçe....

Ceremonia, diplomohen 1050 studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Plot 1050 studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u diplomuan sot duke finalizuar me sukses studimet e tyre.

Në ceremoninë speciale morën pjesë dhjetëra të ftuar mes të cilëve: pedagogë, politikanë e prindër të cilët me emocion përjetuan këtë moment të rëndësishëm për fëmijët e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përshëndeti ceremoninë, duke inkurajuar të rinjtë e sapo diplomuar të investojnë në dije dhe të punojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre.

Themeluesi i UMSH, Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli vlerësoi stafin e pedagogëve duke nënvizuar se për Universitetin Mesdhetar ka rruga ka qenë plot me sfida, dhe frytet e saj i tregon më së miri një ceremoni e tillë ku studentët rriten nga viti ne vit.

Të diplomuarit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë mbajnë sot pozicione të rëndësishme pune në institucione publike e private. Kjo ditë për ne është një tjetër ditë krenarie”-u shpreh Profesor Angjeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *