Fitorja e parë e legjendës së Argjentinës, Diego Maradona, si menaxher i ekipit |Gimnazia, ka tërhequr shumë vëmendjen e rrjetit.
Kjo për shkak të mënyrës së festimit të ish-futbollistit 58-vjeçar. Ekipi i tij mposhti me rezultatin 4-2 Godoi Kruz në transfertë.
Mirëpo përpara kësaj ndeshjeje, kjo skuadër kishte shënuar vetëm 1 barazim dhe 8 humbje.
Maradona i gëzuar nga fitorja bën një kërcim në dhomat e zhveshjes që po bën xhiron e rrjetit.
#GELP baila y festeja Diego Armando Maradona. Esa rodilla es elástica pic.twitter.com/dXzmoLx3xd
— Juan Manuel Bianchi (@jmbianchi20) October 5, 2019
Sulmuesi legjendar, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e këtij sporti dhe ka qenë një figurë e diskutueshme për pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Maradona ka vuajtur nga një numër shqetësimesh shëndetësore vitet e fundit por duke gjykuar nga videoja e mësipërme, të paktën gjunjët e tij duket se janë në gjendje të mirë pas operacionit që bëri në verë.