Koncerti live i “BBC Radio 1Xtra” në Birmingham është braktisur pasi një burrë u lëndua gjatë një incidenti në prapaskenë.
Koncerti në Arena Birmingham do të përfshinte shfaqje nga artistë si: Aitch, French Montana, Ms Banks dhe Wizkid.
Policia tha se personi i plagosur u ndihmua në vend dhe nuk shkoi në spital. “BBC” lajmëroi se i vinte keq për ndërprerjen e këtij eventi, por theksoi se siguria ishte përparësi.
Në një deklaratë, korporata shtoi: “Ne jemi të mërzitur dhe të pikëlluar që diçka e tillë duhet të ndodhte me një mysafir në një nga eventet tona dhe ne mbetemi në kontakt të ngushtë dhe vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.”
Mirëpo zëdhënësi i BBC-së nuk pranoi të jepte identitetin e personit të plagosur.
Security @ArenaBirmingham alerted police to an assault which took place in the backstage area at 10pm on Saturday.
It’s understood that a man sustained a slash wound during the assault. He was treated by on site medical staff and did not require hospital treatment. @1Xtra pic.twitter.com/8iLayS5VEy
— West Midlands Police (@WMPolice) October 5, 2019